Seanca për ndryshimet kushtetuese anulohet për ditën e nesërme

20:20 | 10 Janar 2019

Seanca për ndryshimet kushtetuese nuk arriti të mbahet pas disa përpjekjeve dhe ricaktimeve. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, konfirmoi se seanca për ndryshimet kushtetuese është caktuar për ditën e nesërme në orën 12:00.

Në ndërkohë kryeministri Zoran Zaev do të vazhdojë me takimet koordinatave me Lëvizjen Besa dhe me grupin kuvendar që përbëhet prej tetë deputetët nga OBRM-PDUKM që përkrahën ndryshimet kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është dita e dytë ku shtyhet seanca për ndryshimet kushtetuese ku parashihet të votohen amendamentet kushtetuese me shumicë prej dy të tretave.

Ndërkaq edhe dje edhe sot para Kuvendit të Maqedonisë kishte protesta kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese që udhëhiqen nga Lëvizja “Maqedonia bllokon” por mbështetur edhe nga partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara