Seanca gjyqësore për lëndën ‘Titanik’ vazhdoi më shpalosjen e dëshmive

12:06 | 9 Tetor 2019

Me shpalosjen e dëshmive materiale në Gjykatën Penale të Shkupi vazhdoi gjykimi për parregullsitë zgjedhore ‘Titanik’.

Lënda që e udhëheq gjyqtari Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e Prokurorisë është Lile Stefanova ndodhet në procedurë dëshmuese. Deri tani janë shpalosur rreth 5.400 nga 5.900 dëshmi materiale nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Po shpalosen dokumente të skanuara, dokumente personale, kërkesa dhe vendime.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në këtë lëndë të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ritoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, GOce Janevski, Xhezmi Ahmeti, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së votës, ryshfet gjatë votimeve në zgjedhje, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve financiare për financimin e fushatës zgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara