Rritet paga minimale në Maqedoni

11:53 | 4 Korrik 2020

Paga minimale nga korriku është 14.934 denarë në shumë neto. Që nga ky muaj, ka një rritje të pagës minimale, ndërsa sipas llogaritjeve në sasi bruto ka arritur shumën e 21.776 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e publikoi vendimin në Gazetën Zyrtare. Deri më tani, paga minimale ishte 14.507 denarë neto kur u rrit praktikisht me 2.000 denarë. Rritja e pagës minimale u njoftua më pas të zbatohej jo vetëm për sektorin privat por edhe atë publik.

Në vitin 2017, paga minimale është rritur me 3.500 denarë dhe deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte 12.507 denarë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara