Reka, Siljanovska dhe Pendarovski u përballen për qëndrimet e qytetarëve

20:51 | 14 Prill 2019

Kandidatët presidencialë Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski u ballafaquan sot me programin debutues “Detector” në TV Sitel.

Në temën e parë të parashtruar e cila kishte të bëjë me mesazhin që duan t’i tërheqin votuesit, kandidatët presidencial paraqitën këto pikëpamje:

“Fokusi i programit tim presidencial mbetet “Republika për të gjithë”, me ligjin mbi të gjitha dhe do të ketë dy prioritete. I pari, si republikë multietnike, e cila mund të jetë një model me të gjithë qytetarët e barabartë që do të respektojnë kushtetutën dhe ligjin, dhe e dyta është se si të shkojmë në republikën euroatlantike, domethënë, si të përpiqemi që sa më shpejtë të marrim datën për eurointegrimet”, tha Blerim Reka.

“Ajo që kam arritur në jetën time personale dhe profesionale, kohë më parë, që të jem në BE, duhet ta bëj edhe me Republikën e Maqedonisë, përmes reformave që do të jenë në funksion të sundimit të ligjit. Unë do t’u drejtohem grave sepse kjo është një shans për të treguar se ne mund të menaxhojmë në mënyrë më të ndryshme, te votuesit e papërcaktuar. të zhgënjyer nga qeveria aktuale dhe madje edhe për ata që duan të bojkotojnë zgjedhjet”, tha Gordana Siljanovska-Davkova.

Shteti ka nevojë për kohezion të brendshëm, i cili është në përputhje me parullën time “së bashku përpara”. Pra, duhet të lëmë pas të gjitha ndarjet përgjatë vijës etnike, fetare dhe politike dhe të biem dakord për një, dy ose tre gjëra që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne dhe për vendin tonë. Ne nuk kemi një atdhe rezervë, ndërsa në këtë do të jemi me të drejta të barabarta, obligime dhe përgjegjësi. Ky vend duhet të jetë integrues demokratike dhe euroatlantik në BE dhe NATO”, tha Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara