Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut do të publikohet në fillim të marsit

23:33 | 17 Shkurt 2020

Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, pritet të publikohet prej 2 deri më 4 mars.

Siç njoftojnë burime diplomatike për AIM, ideja e Komisionit Evropian është që raporti të publikohet kur gjitha vendet-anëtare të jenë pozitvive në lidhje me dhënien e dritës së gjelbër për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti pritet të miratohet në takimin e eurokomisarëve, i cili do të mbahet më 4 mars (e mërkurë).

Komisioni Evropian dëshiron që vendet-anëtare të jenë pozitive dhe për këtë arsye raporti përgatitet detajisht dhe me kujdes, thonë burimet diplomatike. Por ata shtojnë se fjalën e fundit për Shkupin dhe Tiranën do ta ketë Këshilli për Punë të Përgjithshme, që do të mbahet dy ditë para samitit, kah fundi i marsit./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara