Qyteti i Shkupit dhe Hekurudhat e Maqedonisë mendojnë të vendosin në përdorim biletë të kombinuar për tren dhe autobus

12:00 | 15 Prill 2019

Qyteti i Shkupit dhe Hekurudhat – Transport janë të interesuara për vendosjen e kartelës së re të kombinuar për udhëtim me tren dhe autobus në kryeqytet. Bileta e tillë tashmë përdoret në qytetet më të mëdha të shteteve të zhvilluara, ndërsa me të u mundësohet qytetarëve që me një kartelë të bëjnë transferim nga autobusi në tren dhe në të kundërtën, me qëllim që të arrijnë më shpejt në destinacionin e qytetit tjetër. Në këtë mënyrë, autoritetet do ta përkrahnin modalitetin e qytetarëve, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga Hekurudhat – Transport për “Meta”-n thonë se shfrytëzimi i i biletës së kombinuar do të ishte në funksion për të gjithë ata që i shfrytëzojnë shërbimet e transportit publik në Shkup. Interes të lartë për vendosjen e biletës së kombinuar të trenit dhe autobusit ka edhe Qyteti i Shkupit, nga ku theksojnë se udhëtimi i kombinuar do të bëhet më i zbatueshëm për qytetarët pas vendosjes së rrjetit të ri të linjave të autobusëve, për të cilin po punohet për momentin.

Nga kompania hekurudhore shpresojnë se një projekt i tillë me ndihmë të qeverisë do të mund të realizohet që të sigurojë ofertë të përbashkët të biletës së vetme për udhëtarët të cilët udhëtojnë me tren dhe autobus në Shkup.

“Bëhet fjalë për një projekt më të vëllimshëm që duhet të përfshijë hulumtim në lidhje me definimin e shprehive të shfrytëzuesve të këtyre shërbimeve dhe nevojat e tyre”, theksojnë nga Hekurudhat- Transport.

Ideja për vendosjen e biletës së kombinuar për udhëtim publik dhe tren në Shkup do të ndihmonte në tejkalimin e problemit me transportuesit e egër, që gjithmonë mund t’u ofrojnë udhëtim qytetarëve deri në destinacionin e fundit në kryeqytet. Bileta e tillë do të thonte përfitim i madh edhe për qindra qytetarë të Velesit, Kumanovës dhe vendeve tjera që çdo ditë udhëtojnë me tren deri në Shkup, të cilët për vazhdimin e udhëtimit të tyre deri në destinacionin e fundit duhet ta blejnë ose ta mbushin kartelën “skopska”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara