Qeveria ende s’ka caktuar seancë për shkarkimin e Vellkovskit

16:49 | 9 Gusht 2018

Qeveria nuk tregon qartë se kur do të caktohet seanca për shqyrtimin dhe më pas, shkarkimin e mundshëm të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Llaze Vellkvoski pas skandalit në të cilën u përfshi ditë më parë, për shpërdorimin e makinës së tij zyrtare me vajzën e tij, për udhëtim jashtë vendit.

Ditë më parë vetë Ministri i Punëve të Brendhsme Oliver Spasovski paralajmëroi se do të propozojë shkarkimin e Llaze Vellkovskit në seancën e radhës të Qeverisë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se tashmë Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve Profesionale ka kryer të gjitha kontrollet e duhura dhe ka përgatitur raport.

Nga qeveria gjithsesi, thonë se ende është e paqartë nëse Spasovski do të dorëzoj në qeveri propozimin për shkarkim, por theksojnë se në rast se “po”, ai do shqyrtohet.

Shpërdorimi i veturës zyrtare nga ana e Vellkovskit u denoncua nga opozita si dhe ngriti shumë pakënaqësi në opinion, veçanërisht pas daljes në publik edhe të lejes për udhëtim, pa miratim. Për OBRM-PDUKM-në, skandalet në MPB marrin fund vetëm me dorëheqjen e ministrit Spasovski./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale