Qeveria e Maqedonisë: Karantinat shtetërore janë të sigurta

11:43 | 28 Mars 2020

Qeveria ju bën të ditur qytetarëve se të gjitha masat që janë ndërmarrë për shtetasit e Maqedonisë që ishin në vendet e huaja janë me standarde më të larta shëndetësore.

Prej 2.104 shtretër në 19 objekte në gjithë territorin e shtetit, 1.082 shtretër tashmë përdoren nga qytetarët që ndodhen në karantinë shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët q ndodhen tek objektet në karantinë shtetërore s’janë rrezik për asnjë, objektet i siguron policia dhe ushtria. Asnjë qytetar që ndodhet në karantinë shtetërore për 14 ditë nuk guxon ta lëshojë dhomën e tij e as objektin, ndërsa çdo kat në objekt kontrollohet dhe sigurohet rreptësisht nga policia dhe ushtria”, shprehen nga Qeveria.

Ata shtojnë se secilit prej tyre i është bërë pyetësor dhe se nuk ka nevojë për panik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara