Qeveria e Greqisë, e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Prespës

18:05 | 10 Tetorë 2018

Sipas informacioneve rreth planit të dyshuar B të paraqitur nga Panos Kammennos të Uashingtonit për marrëveshje ndërshtetërore, burime nga kabineti i Tsipras, komentojnë se qeveria greke mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Prespës dhe mbështet përpjekjet e kryeministrit të Maqedonisë, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Qeveria greke qëndron e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Prespës. I respekton proceset kushtetuese në vendin fqinjë dhe i mbështet përpjekjet e Zaevit që t’i përmbush zbatimin parakushteve për të hyrë marrëveshja në fuqi”, thonë burimet nga zyra e kryeministrit grek, Alexis Tsipras./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale