Prilep, donacion 32 mijë maska mbrojtëse për qytetarët

21:39 | 27 Prill 2020

Donacion nga Ministria e Shëndetësisë prej 32.000 maskave mbrojtëse arriti në Prilep, të cilën e shpërndau Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Këto maska mbrojtëse përmes vetëqeverisjes lokale do t’iu shpërndahen qytetarëve.

Gjatë fundjavës, komuna zbatoi aksion për dezinfektim të rrugëve në të gjitha bashkësitë e qytetit, ndërsa janë dezinfektuar edhe hyrjet dhe shkallët deri te katet më të larta të ndërtesave të banimit.

Aksionin e zbatuan 30 vullnetarë.

Ndryshe, edhe në Komunën e Tetovës janë dorëzuar rreth 30 mijë maska të cilat do t’u shpërndahen qytetarëve falas./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara