Priebe: Për sundimin e së drejtës duhen politikanë të pavarur

15:06 | 11 Shtator 2019

“Gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ballafaqohen me standardet e sundimit të së drejtës. Disa herë janë të nevojshme ndryshime ligjore, e për këtë duhen politikanë të pavarur, të cilët do t’i bëjnë reformat adekuate”.

Këtë e tha sot eksperti juridik i Komisionit Evropian Reinhard Priebe, i cili pati fjalim në konferencën ndërkombëtare “Sundimi i mirë dhe sundimi i së drejtës nga perspektiva e integrimit në BE”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Priebe, kusht për sundimin e së drejtës në vend janë politikanët e pavarur, të cilët kanë vullnet për të zbatuar reforma.

“Në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë do të mund të vendos pavarësi. Pa menaxhim demokratik, nuk mund të ekzistojë as sundimi i së drejtës”, tha Priebe.

Ndërsa zv.kryeministri Bujar Osmani tha se sundimi i së drejtës është ajër pa të cilin nuk mund të ekzistojë një shoqëri./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara