Presidencialet: Të shtunën do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit

18:28 | 17 Prill 2019

Nga gjithsej 3819 kërkesa e të sëmurëve dhe si persona të cilët nuk kanë mundësi që të dalin në votim, janë pranuar 3539 prej tyre, ndërsa janë refuzuar 272 kërkesa. Në 13 burgjet e vendit tonë do të votojnë 1640 të burgosur, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Në seancën e sotme të KSHZ-së u diskutua edhe për arritjen e ankesave për votim të personave të sëmurë. Janë pranuar vetëm tre raste nga Resnja.

“Pas pranimit të shumë kërkesave nga ana e komisioneve zgjedhore komunale për plotësimin e mjeteve shtesë për të cilat kanë nevojë për zbatimin e procesit zgjedhor, KSHZ vendosi që të mbulojë shpenzimet që janë të nevojshme për rrethin e parë dhe të dytë. Nga varësia e madhësia e komisionit zgjedhor të komunal, ashtu janë shpërndarë edhe mjetet, shuma më e madhe është 15.000 denarë për Manastirin. Shuma totale e shpërndarjes së parave është 696.600 denarë”, tha Oliver Dekroski, kryetar i KSHZ-së./Telegrafi/

 

Lajmet më të lexuara