Presidencialet, spotet me elemente të gjuhës së urrejtjes duhet të tërhiqen

18:39 | 16 Prill 2019

Spotet e kandidatëve për president të cilat shpërndajnë gjuhën e urrejtjes dhe rrënimin e personalitetit duhet të tërhiqen. Këshilli për etikë të mediave paralajmëron se fushata e nxehtë mund të ndikojë negativisht tek trupi votues.

Disavantazhet i kundërshtarit nuk duhet të jetë arsenal i armëve të strukturave politike në përpjekje për të fituar pikë më të mëdha politike.

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, fushata e kandidatëve presidencial po intensifikohet gjithnjë e më shumë.

Më 21 prill, procesi zgjedhor duhet të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse do të monitorohet dhe do të ketë rëndësi të madhe për procesin e integrimit të vendit