Presidencialet në Mal të Zi, Gjukanoviq shpall fitoren

22:27 | 15 Prill 2018

Partia Demokratike e Socialistëve ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Deputeti i kësaj partie, Milos Nikoliq thotë se bazuar në 80 për qind të votave të numëruara, Milo Gjukanoviq prin me mbi 54 për qind të votave.

Sipas tij, Gjukanoviq korri një fitore historike duke qenë ‘i vetëm kundër të gjithëve’.

Ndërkohë mbështetësit e kësaj partie kanë nis festën.

Shpërndaje në rrjete sociale