Poposki: Është mirë që çdonjëri të shikojë në oborrin e vetë

17:56 | 11 Janar 2017

“Nuk është mirë që politikanë nga rajoni të tregojnë se kemi nevojë për zgjedhje të reja. Qëllimi i tyre është që të krijohet imazh se udhëheqin me partitë politike me përtakësi të njëjtë etnike. Kjo praktikë është jashtë normales së bashkëpunimin ndërfqinjësor. Më mirë është që çdo tentim për të treguar dominim në lidershipi global, të shikojë oborrin e vetë”, ky është qëndirmi i ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, në lidhje me infromacionet se shtetet fqinje përzihen në punët e brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poposki potencoi se edhe në shtetet fqinje të Maqedonisë, Komisioni Evropian ka vërejtur probleme në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Sipas tij Maqedonia nuk është e vetmja me këto probleme.

Shpërndaje në rrjete sociale