Petkovski: Për Ivanov nuk duhet impiçment, por padi penale

21:45 | 4 Korrik 2018

Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski në emisionin “Vetëm e Vërteta” dha opinionin e tij rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si marrëveshja e nënshkruar me Greqinë dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe mos ratifikimi i tyre nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mosrespektimi i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, kryetari i Republikës së Maqedonisë ka bërë një vepër penale dhe duhet të jetë fajtor për përgjegjësi penale dhe jo përgjegjësi politike”, tha Petkovski

Ai gjithashtu tha se është dashur që në mos ratifikimin e ligjit për gjuhët, Gjykata është dashur të ngre padi penale kundër kryetarit të shtetit.

“Unë jam i habitur nga Prokuroria, se pse që në herën e parë kur refuzoi të mos nënshkruaj, nuk ngriti padi penale, sepse ai nuk është i paprekshëm. Ne nuk kemi sistem të pastër presidencial, apo monarki, nuk jemi, ne jemi demokraci parlamentare”. tha Petkovski.

Ai tha se Kuvendi është ai i cili merr vendime, bie qeveria, prandaj ekziston edhe impiçment./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara