Pesë persona të lënduar në katër aksidente në Shkup

09:35 | 8 Tetor 2019

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në katër aksidente në Shkup. Në katër aksidente tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup njoftojnë se dje policia e komunikacionit ka gjobitur 31 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar edhe dy shoferë para se të marrin lejen e vozitjes, dy fillimtar si dhe nëntë automjete të paregjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Janë gjobitur edhe shtatë shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, katër shoferë që nuk kanë dhënë përparësi kalimi, dy shoferë për tejkalim të parregullt, tre motoçiklistë për mospërdorimin e helmetës, 19 shoferë për mospërdorimin e rripit të sigurisë si dhe 15 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Dje janë gjobitur edhe katër këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha. Gjithashtu 71 automjete janë parkuar në mënyrë të parregullt, ndërsa me automjetin e posaçëm ‘Karoteci’ janë ngritur 68 automjete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara