Për emrin e Maqedonisë kërcënohet se do të derdhet gjak

11:27 | 1 Shkurt 2018

“Më 4 shkurt mund të derdhet gjak”, paralajmëroi grupi anarkist grek “Rubikon” në vigjilje të protestës në Athinë për emrin “Maqedoni”, që e organizojnë shoqatat e djathta me mbështetje të disa partive politike dhe kishës.

Në rrjetet sociale anarkistët publikuan se “4 shkurti do të jetë dita e tyre dhe nuk do të kalojë pa viktima” dhe se nuk do të lejojnë të provokohen nga fashistët gjatë tubimit, transmeton Njuz.in.

Maqedonia dhe Greqia janë duke zhvilluar bisedime për gjetjen e zgjidhjes së emrit, problem ky që ka penguar rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara