Pendarovski: NATO faktor i stabilitetit, e përforcon kohezionin e brendshëm

16:22 | 11 Dhjetor 2019

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston faktor plus pse është mirë shteti ynë të bëhet anëtar i NATO-s, e nuk e kanë shtetet tjera anëtare të reja. Të gjitha bashkësitë etnike e mbështesin anëtarësimin në NATO. Këtë e thonë edhe anketat e fundit, të cilat realizohen për mbështetjen e anëtarësimit tonë, të cilat janë mbi 70 për qind. Nëse i zhvilloni anketat nëpër bashkësitë etnike, ato tregojnë se shumica prej tyre e mbështesin anëtarësimin në Aleancë. Kur e përkthejmë këtë, nënkupton se NATO është faktor i stabilitetit dhe e përforcon kohezionin e brendshëm”.

Kështu u shpreh presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, para studentëve në Universitetin “FON”, në debatin me temë “Rini e sigurt, ardhmëri më e sigurt”, në kuadër të NATO – karvanit, si pjesë e aktiviteteve të projektit të Info qendrës për integrime euroatlantike.

Ai në fjalimin e tij i përkujtoi studentët për tre misionet e NATO-s, në shtetin tonë, gjegjësisht për mbledhjen e armëve ilegale të qytetarëve tanë në vitin 2001, si dhe misioni i dytë dhe i tretë i cili ndërlidhet me të parin, e që ka të bëjë me riintegrimin e rajoneve të krizës.

Me këto tre misione, siç tha Pendarovski, në vitet 2001-2002, NATO e ka ndihmuar vendin të kthehet në normalitet dhe të gjitha analizat tregojnë se statusi kandidat i BE-së, i dedikohet faktit se NATO na ka ndihmuar të rehabilitohemi shumë shpejtë, përfshirë edhe ushtarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët marrin pjesë në misione të caktuara.

Presidenti Pendarovski, mes tjerash shtoi se Aleanca e ka ndihmuar vendin në mirëmbajtjen e sigurisë së vendit duke shpërndarë informacione të caktuara.

Ndryshe, ai përmendi edhe disa alternativa, por potencoi se ato nuk janë të mira për ne. Si shembull e mori Serbinë, e cila 11 vite ka deklaruar se ushtarakisht është neutrale dhe nuk kërkon anëtarësim në asnjë aleancë ushtarake.

Ndërsa ambasadorja e Britanisë së Madhe, në Maqedoninë e Veriut, Rachell Galloway, studentëve në këtë debat, krahas përfitimeve të sigurisë, ua potencoi edhe mundësinë e qytetarëve në shtet, posaçërisht për studentët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara