Pendarovski: Do të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë

17:25 | 15 Prill 2019

Në tubimin qendror të mbajtur në Shkup, kandidati për president i mbështetur nga partitë në pushtet Stevo Pendarovski tha se po ndërtohet një shoqëri për të gjithë dhe se është krenar që ky koncept tashmë është njohur si një koncept për suksesin dhe progres. Pendarovski ndër të tjera theksoi se do të tentojë që të përfaqësoje denjësisht Maqedoninë e Veriut në politikat e jashtme. Ai kritikoi politikat e deritanishme të presidenti Gjorge Ivanov.

Ndryshimet pozitive që filluan 2 vit e gjysmë më parë ndryshuan imazhin e vendit tonë. Nga shteti bllokuar në izolim në pasiguri sot jemi të pranuar dhe të njohur partner të gjithë botës demokratike. Morëm përgjegjësinë vendime të vështira, çështje të pazgjidhura me dekada i mbyllëm në interes të shtetit, në interes të qytetarëve në interes të të ardhmes- deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara