Osmani: Sundimi i së drejtës, imperativ i vazhdueshëm për progresin në integrime evropiane

15:49 | 12 Shtator 2019

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dirk Jan Kop.

Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, në takim u diskutuan aktualitetet në vend, bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve, me theks të veçantë euro- integrimet, në prag të pritjeve të samiteve të ardhshme të Bashkimit Evropian në tetor të këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Mbretërisë së Holandës, vend i cili që nga pavarësia e vendit tonë është një ndër donatorët më të madhej dhe mbështetës i fuqishëm i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO. Në këtë drejtim ai potencoi se mbështetja e Holandës në zbatimin e agjendës reformuese të Bashkimit Evropian është e rëndësisë thelbësore për ne, në veçanti kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe qeverisjes së mire, respektivisht përforcimi institucional i vendit, si një ndër përfitimet
kryesore të jetës së shoqërisë bashkëkohore, por edhe si bençmark për progresin në integrime evropiane.

Takimi me Ambasadorin e ri të Holandës në vend u mbajt pak para fillimit të turneut evropian të Zëvendëskryeministrit Osmani, që fillon me vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, dhe mes vendeve tjera, pritet edhe vizita në Holandë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara