Osmani: NATO, më i rëndësishëm se sa mbajtja e zgjedhjeve më 12 prill

10:20 | 8 Nëntor 2019

Zv/kryeministri për çështje evropiane në Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për AA ka folur lidhur me 12 prillin, datën e dakorduar për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, Osmani thotë se më e rëndësishme është të përmbyllet procesi i integrimit të vendit në NATO.

“Ajo çfarë është konstante, është nevoja e të pasurit parlament funksional në ditën kur duhet të ratifikohet protokolli i NATO-s tek ne dhe ku mbyllet procesi. Prej asaj dite, duhet të numërohen afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve. Për momentin, parashikimet janë se deri në shkurt Spanja mund ta ratifikojë, për shkak se ata kanë zgjedhje tash në të 11-tin e këtij muaji”, tha Osmani, duke shtuar se nëse këto afate respektohen, janë të gatshëm më 3 janar të fillohet me qeveri teknike dhe më 12 prill të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara