OBRM-PDUKM: Reklamimi ynë është transparent dhe ligjor

17:00 | 16 Shtator 2020

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se reklamimi i tyre është transparent dhe ligjor. Reagimi vjen menjëherë pasi që u bë e ditur se Prokuroria ka kontrolluar tre firma të cilët kanë hapur protale të reja dhe kanë reklamuar parti politike.

Nga OBRM-PDUKM kërkojnë që prokurori të hetojë edhe reklamimin e LSDM-së.

“I qartë është paniku në Qeveri pasi dje u pa populli që shprehu pakënaqësinë kundër kësaj qeverie dhe tregtinë me gjithçka që është e shenjtë nga qytetarët dhe sot Prokuroria politike nëpërmjet Vilma Ruskovskës organizon sulm ndaj mediave dhe këtë e shesin si ndonjë luftë dhe parandalim nga korrupsioni”, tha Stoilkovski.

Ai tha se gjatë fushatës doli analizë nga ekspertë se LSDM-ja në ditë shpenzon rreth 27 mijë euro në rrjete sociale dhe kjo është mbi gjysmë milion euro për reklama vetëm në rrjete sociale.

“Në raportin e LSDM-sënuk janë dhjetëra mijëra eurot, për një ditë reklamim në rrjete sociale, LSDM nuk i paraqet dhe LSDM i tregon vetëm 17 mijë eurot për gjithë fushatën dhe për këtë nuk ka hetim, Ruskovska nuk reagon”, tha Stoilkovski./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara