OBRM-PDUKM: Qeveria s’ka plan dhe zgjidhje për vitin e ri mësimor

14:00 | 1 Gusht 2020

Partia maqedonase opozitare, OBRM-PDUKM akuzon Qeverinë se nuk ka plan dhe zgjidhje për vitin e ri arsimor.

“Qeveria e Zaev është e humbur në mënyrë totale në menaxhimin e krizës së epidemisë së coroanvirusit. As në fushën e shëndetësisë, as në ekonomi, as në fushën e arsimit”, thonë nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se ka edhe një muaj para fillimit të vitit të ri arsimor, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk kanë zgjidhje se si do të zhvillohet procesi mësimor.

“Ata ofrojnë zgjidhje nv 10 pika për proces efikas për edukim dhe thonë se presin nga MASH që t’i merr parasysh propozimet e tyre dhe t’i përgatis arsimtarët, prindërit dhe nxënësit”, thonë nga OBRM-PDUKM./

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara