OBRM-PDUKM: Për Zaevin më të rëndësishme janë bizneset personale, se sa mirëqenia e qytetarëve

12:02 | 14 Janar 2020

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media e akuzon ish-kryeministrin Zoran Zaev për pakujdesi ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Ata thonë se për Zaevin më të rëndësishme janë bizneset personale, e jo mirëqenia e qytetarëve.

“Zoran Zaevi nuk merret me ndotjen e ajrit, vonimin dhe ndërtimin më të shtrenjtë të qendrave klinike në Shkup dhe Shtip, por fokusohet në kontrollimin e drogave dehëse. Niveli i marihuanës së Vices është më i rëndësishëm se data, reformat dhe ndërtimi i rrugëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se më 12 prill qytetarët do t’i japin fund politikave kriminale të LSDM-së dhe Zaevit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara