OBRM-PDUKM: LSDM nuk i realizoi premtimet e vitit 2016

19:34 | 28 Qershor 2020

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Spasovski, Zaev dhe LSDM asgjë nuk punuan gajtë këtyre viteve”.

“Në vend të zbatojnë ata që në vitin 2016 e premtuan, ata krijuan sistem kriminal, korrupsion dhe zhvatje. Premtimet e tyre të vitit 2016 nuk u realizuan, dhe tani po mendojnë manipulimet e reja”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se u pa se paratë në vend se te qytetarët përfunduan te Vice dhe Zoran Zaev në çanta të mbushura me milionë euro.

“Kjo nuk do të kalojë, populli e pa se premtimet e Zaev, Spasovskit dhe LSDM-së janë gënjeshta të shkruara në letër. LSDM dhe Zaev dëshmuan se mund vetëm më shumë krim,. më shumë korrupsion dhe më shumë disfata”, thuhet në fund të njoftimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara