OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Deskoskës, me veturë zyrtare ka shkuar në miting

17:49 | 14 Prill 2019

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila, siç konfirmojnë nga partia, me veturën zyrtare ka shkuar në miting.

“OBRM-PDUKM dënon ashpër abuzimin e burimeve shtetërore për qëllime politike nga zyrtarë të lartë të LSDM-së. Kur Ministrja i Drejtësisë mund t’i lejojë vetes që me veturë zyrtare me bluza nga fushata të shkojë në tubim të partisë, mund të supozojmë vetëm se çfarë bëjnë anëtarët tjerë të LSDM-së. OBRM-PDUKM kërkon nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska që menjëherë të japë dorëheqje për shkak të përgjegjësisë morale, ndërsa Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Prokuroria Publike dhe autoritetet e tjera kompetente të ngritin procedurë civile dhe penale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Pas këtij keqpërdorimi nga ana e Deskoskës, thuhet në deklaratë, është e qartë se LSDM është kundër reformave që do të thotë prokuroria të pavarur dhe profesionale dhe gjyqësor./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara