OBRM-PDUKM: Joveski nuk guxon të merr urdhra nga personi që është në paraburgim

09:53 | 13 Shtator 2019

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Prokuroria Publike dhe Ljubomir Joveski nuk mund të veprojnë me urdhra të të dyshuarës Janeva. Joveski nuk guxon të merr urdhra nga personi që është në paraburgim”.

“Nëse Janeva jep urdhër për arrestimin e Rukoskës nga burgi, Joveski do të veprojë njëjtë dhe do të procedojë në gjykatë? Zaev e mbron Janevën për shkak se kështu e mbron krimin e tij në pushtet”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me Janevën si kryeprokurore nga paraburgimi po lihet hapësirë për manovrim dhe dhënie të urdhrave që mbulojnë dëshmi apo të dërgohet hetimi në drejtim tjetër dhe se Janeva është personi përmes së cilës është kryer haraçi milionësh.

“Është i nevojshëm shkarkimi i Janevës menjëherë, formimi i Prokurorisë së pavarur dhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme kuvendare”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara