OBRM-PDUKM: Bashkëpartiakë të Mickoskit do të jenë në vetizolim

14:35 | 10 Prill 2020

OBRM-PDUKM thotë se të gjithë ata që kanë kontaktuar me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski po përgatiten të shkojnë në vetizolim.

Nga kjo parti thonë se do të ndërmerren të gjitha masat dhe do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM shprehen se kanë respektuar të gjitha protokollet parandaluese në selinë e partisë.

Ndryshe, sot dy kryetarët e dy partive maqedonase, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev u testuan për coronavirus për shkak se një gazetar me coronavirus, ka intervistuar para një jave./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara