Nuredini: Në luftën me ndotjen e ajrin të përfshihen të gjitha palët e involvuara

15:45 | 17 Dhjetor 2019

Jemi të vetëdijshëm se niveli i ndotjes së ajrit është i lartë. Por, akoma nuk është mbi pragun, ku duhet t’i aktivizojmë të ashtuquajturat masa të jashtëzakonshme, por gjithsesi jemi të përkushtuar në uljen e nivelit, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në Sesionin e parë të Grupit të punës 5 (Mjedisi jetësor – kapitulli 27) të Konventës kombëtare për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut me temë “Ndryshimet klimaterike: Sfidat globale dhe mundësitë kombëtare.

Ministri Nuredini i bën apel industrisë, qytetarëve dhe të gjitha subjekteve ekonomike gjatë ngrohjes së shtëpive të kenë kujdes se çfarë materialesh përdorin. Ai porositi që ta përdorin drurin i cili nuk është i ngjyrosur ose që nuk ka kimikate të cilat e djegin dhe me atë dukshëm e ndotin ajrin.

“Të gjithë së bashku të jemi të bashkuar që të ballafaqohemi me këtë dukuri. Ne jemi vend i vogël, por jemi ambicioz. Do të veprojmë tani me përkushtim së bashku me të gjithë faktorët. Nëse nuk veprojmë tani në pajtim me Marrëveshjen e Parisit, kjo do të ndikojë edhe mbi tokën tonë, ujin tonë, bujqësinë dhe të gjitha çështjet e rëndësishme për jetesën e përditshme”, tha Nuredini.

Ai informoi se Inspektorati për mjedis jetësor ka ndëshkuar kompani të cilat e kanë ndotur ajrin.

Ministri Nuredini tha se nevojiten zgjidhje lidhur me transportin publik dhe shtoi se duhet të gjenden mënyra që automjetet e vjetra me standard nën EURO 4 t’i largojnë prej rrugëve tona.

“Fillojmë ngadalë drejt ndryshimit të energjisë konvencionale. Kemi fermë solare me 35 megavatë e cila është mjaft e suksesshme. Gjithashtu, në rajonin e Osllomejit e kemi për qëllim t’i kryejmë rreth 100. Akoma më shumë punojmë në legjislaturën e cila këto parashikime do t’i bëjë më rigoroze dhe më strikte. Është mjaft e rëndësishme t’i rrisim kontrollet në sektorin privat, industrinë private”, theksoi ai.

Ministri Nuredini deklaroi se ditëve në vazhdim kryeministri Zoran Zaev do të japë deklaratë zyrtare dhe do të informojë se kur zyrtarisht do të fillojë projekti për subvencionimin e pajisjeve klimatike inverterë.

Ai tha se tatimet më të mëdha për automjetet e vjetra do të kontribuojnë për ajër më të pastër, për uljen e nivelit të ndotjes dhe gjithashtu, siç informoi, planifikojnë subvencione edhe për automjetet elektrike të cilat nuk e ndotin ajrin të ashtuquajtura automjete elektrike, të cilat totalisht do të lirohen nga tatimi.

Milan Zvaraq, drejtori i Sektorit për aktivitete të emetimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor të Sllovakisë potencoi se shteti i tij i cili është anëtar i Bashkimit Evropian ka lloje të ndryshme të energjisë.

“Me politikat tona insistojmë t’i ulim emetimet e dioksidit, kemi përqindje të madhe edhe të energjisë bërthamore. Jemi në proces të ndërtimit edhe të impianteve të reja për energji bërthamore me qëllim që të ulet energjia e ashtuquajtur prej lëndëve djegëse fosile dhe të jemi shtet sa më i gjelbër në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të politikave për mjedis jetësor dhe luftës kundër ndryshimeve klimaterike që e udhëheq Komisioni Evropian”, tha Zvara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara