Në Serbi të rinjtë nuk u besojnë institucioneve udhëheqëse

20:29 | 8 Nëntor 2018

Rinia serbe nuk i beson institucioneve udhëheqëse në shtetin e tyre, ka treguar një anketim.

Në anketimin e bërë nga një organizatë rezultatet kanë dalë që të rinjtë serb besojnë që qeveria e tyre është e korruptuar dhe nuk punon për interesa të popullit, transmeton Indeksonline.

Ndërsa 92% e të anketuarve besojnë që vetëm nëse punësohesh në një parti mund të gjesh një vend pune.

Institucionet më të preferuara për të rinjtë ka dalë ushtria, ministria e sportit, kisha dhe policia.

Nga shkalla 1 deri në 5 të rinjtë kanë votuar 3.3 ushtrinë, 2.6 ministrin e sportit, 2.5 kishën dhe 2.2 policin.

Kurse presidenti Vuçiq është notuar me 1.8, kuvendi me 1.4 dhe deputetët 1.3.

Shpërndaje në rrjete sociale