Në Nish hapet fabrika gjermane me 2200 punëtorë

13:02 | 25 Prill 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po vazhdon t’i promovojë kompanitë e shteteve përendimore në vendin e tij.

Madje shteti serb, është shëndrruar në një ‘oazë’ të investimeve të huaja dhe hapjes së fabrikave.

Sipas “Tanjug”, fabrika e re e cila sot është hapur në Nish, do të punësojë afër 2 mijë e 200 punëtorë të rinj.

Kjo fabrikë gjermane e quajtur “Leoni” do të merret me prodhimin e kabllove optike, transmeton lajmi.net.

“A mendoni që duhet të kisha qenë i frikësuar? Kur solla të gjitha këto fabrika, kur ndërtova rrugë, pastaj qendrën klinike më moderne, ndryshe nga ata që vetëm i shkatërruan”, deklaroi sot Vuçiq në përurimin e fabrikës së re në Nish.

“Bashkimi Evropian ka investuar në Aeroportin e Nishit më shumë se 2.2 milionë euro”, tregon Vuçiq teksa flet me krenari për investimet e huaja në shtetin serb.

Madje Vuçiq thotë se Nishi në një të ardhme të afërt do të shëndrrohet në një qendër të Ballkanit. Ai përmend edhe autostradën që lidh këtë qytet me Prishtinën.

“Nishi është qyteti i së ardhmes, ky qytet do të ketë po ashtu edhe rrjetin më të mirë të rrugëve, lidhjet më të shpejta me Sofjen, Shkupin, Selanikun e Prishtinën”, përfundoi ai. /Lajmi.net

Lajmet më të lexuara