Në Maqedoni nuk ka qytet pa të infektuar me COVID-19

18:04 | 16 Shtator 2020

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoni momentalisht nuk ka asnjë qytete pa rast aktiv me COVID-19.

Shkupi numëron më së shumti raste aktive me 523, ndërsa më pas vjen Kumanova me 200, Tetova me 126 dhe Prilepi me 125 raste aktive.

Qytetet me më pak raste aktive janë Krusheva dhe Demir Hsiari me vetëm dy raste aktive.

Ndryshe, prej 526 rasteve në Shkup më së shumti ka Komuna e Aerodromit me 83. Në Komunën Qendër ka 74, Gazi babë 72, Karposh 71, Kisella Vodë 48, Gjorçe Petrov 25, Butell 33, Shuto Orizare 12, Saraj 15.

Komunat e Shkupit me më pak raste aktive janë Studeniçani dhe Haraçina me 9 raste aktive, Sopishte dhe Çuçer Sandeva me 2 raste, Petroveci 5 raste dhe Zelenikova me vetëm një rast./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara