Në buxhetin për vitin 2020 janë planifikuar 835 milionë euro për mallra dhe shërbime

19:52 | 14 Nëntor 2019

Në vitin 2020 qeveria ka në plan të shpenzojë 835 milionë euro për mallra dhe shërbime.

Kjo është një rritje prej rreth 180 milion euro për këtë vit.

Këto shpenzime do të përfshijnë blerjet publike në institucione, kostot e udhëtimit dhe materialit, blerjen e mobiljeve dhe automjeteve të reja, si dhe punësimet e përkohshëm.

Buxheti për vitin 2020 me shpenzime të planifikuara prej 3.9 miliardë euro është më gjithëpërfshirësja deri më tani. Pothuajse dy të tretat e tyre janë planifikuar për shëndetësi dhe arsim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara