Ndalesë për lëvizje të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

11:35 | 13 Shkurt 2018

Në rrugën Mavrovë-Dibër është vendosur ndalim i trafikut për automjete që transportojnë mallra të rënda, informojnë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Ndalimi, siç thonë, është vendosur në orën 10:15, përcjell telegrafi Maqedoni.

Reshjet e borës të cilat e kapluan vendin ditë më parë, vështirësuan komunikacionin dhe si pasojë pati ndalesa për makina të rënda në disa akse rrugore.

Shpërndaje në rrjete sociale