Moti për ditët në vijim në Maqedoni

23:13 | 18 Tetor 2020

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta.

Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri më 9 gradë, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 14 deri më 21 gradë celsius.

Gjatë javës së ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm dhe temperatura më të ulëta në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të ketë temperatura më të larta./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara