Mot i nxehtë edhe në Maqedoni

08:51 | 9 Gusht 2018

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë. Pasdite në vendet malore do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryjë edhe erë mesatare jugore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 21 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 27 deri 36 gradë celsius.

Nesër moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa të shtunën pritet të ketë ulje të temperaturave.

Shpërndaje në rrjete sociale