Ministria e Shëndetësisë: Në spitalet e Maqedonisë mjekohen 824 pacientë

15:21 | 22 Nëntor 2020

Në 24 orët e kaluara në qendrat covide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po mjekohen gjithsej 824 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 73 pacientë pozitivë ose të dyshimtë për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 56 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Në repartin infektiv në Tetovë po mjekohen 42 pacientë, në Veles 67 pacientë, dhe në Kumanovë 108 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. 110 pacientë janë të shtruar në qendrën covide në Ohër, 107 në Prilep, 48 në qendrën covide në Gostivar dhe në Strugë 31 pacientë. Në spitalin në Strumicë ka 95 pacientë, në Koçan 25, në Kërçovë 18, Kavadar 40 dhe në Gjevgjeli 10 persona pozitivë për coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshimtë për coronavirus të cilët trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.298 dhe ka rreth 130 shtretër spitalore të zbrazët në qendrat covide.

Përndryshe, të gjitha spitalet klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara