Milloshoski: Marrëveshja ndoshta do të arrihej në qoftë se Zaev nuk ishte aq nervoz për aferën ‘Haraçi’

09:54 | 11 Shtator 2019

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski i cili është një ndër pjesmarrësit e bisedimeve të djeshme, tha se ‘marrëveshje Ligji i ri për Prokurorinë Publike ndoshta do të arrihej që qoftë se kryeministri Zaev nuk ishte aq nervoz me lëndën ‘Haraçi’.

“Marrëveshja për Ligjin e ri për Prukurorinë Publike ndoshta do të arrihej në qoftë se kryeministri Zaev nuk ishte aq nervoz në lidhje me lëndën ‘Haraçi’”, shkroi deputeti Milloshoski në faqen e tij në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, sjellja të këtilla nxit dyshime se hierarkia e bashkëkryesve dhe organizatorët në rastin ‘Haraçi’ është më e madhe në pushtet se sa roli që ka pasur e dyshuara Katica Janeva.

Ndryshe, kryetarët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së gjatë bisedimeve gjashtë orëshe nuk arritën kompromis për Ligjin për Prokurori Publike. Dallimi kyç në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së janë lëndët që i ka hapur PSP-ja, në shumicën e të cilave të akuzuar dhe dyshuar janë ish-funksionarë të OBRM-PDUKM-së.

Договор за нов Закон за обвинителство можеби и ќе се постигнеше доколку премиерот Заев не беше токолу нервозен во врска…

Publiée par Antonio Milososki sur Mardi 10 septembre 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara