Mickovski pas takimit: Përgjegjësinë për negociatat me Greqinë e ka Qeveria

09:16 | 28 Janar 2018

Pas takimin të koordinuar që u mbajt sonte në Klubin e Deputetëve, lideri i VMRO-DPMNE-së, deklaroi se takimi ishte informativ dhe se janë informuar për ecurinë e negociatave për çështjen e emrit, njofton TetovaSot.

“Takimi ishte me karakter informativ. Ministri Dimitrov dhe kryeministri Zaev na informuan për ecurinë e negociatave. Gjithashtu u prezantua edhe propozimi i Nimicit. Propozim i cili më pak ose më shumë është i njohur për Maqedoninë. Mund të them që i gjithë procesi i bisedimeve lidhur me këtë kontekst për të cili Republika e Maqedonisë dhe Greqia fqinje  drejtohen nga qeveria. VMRO-DPMNE mbetet që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha Mickovski pas takimit./TetovaSot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara