Mickoski pret që të mekurën të shpërndahet Kuvendi

17:26 | 9 Shkurt 2020

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pret që Kuvendi të shpërndahet të mërkurën sipas marrëveshjes paraprake.

“Pres shpërndarjen e Kuvendit të mërkurë, ashtu siç u morëm vesh te kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski. Pres nga të gjithë politikanët t’i përmbahen marrëveshjes”, tha Mickoski.

Ai në Kavadar sot ishte për takime partiake ku u takua edhe me përfaqësuesit e Odës ekonomike rajonale.

“Prezantuam një pjesë të masave që do të përfshihen në programin ‘Rindërtimi i Maqedonisë’ për zgjedhjet e parakohshme. Theks të veçantë vendosëm te masat që nënkuptojnë ulje të tatimit personal. Biseduam edhe për qëllimet e planit makroekonimik, prioritetet strategjike që do të jenë në Qeverinë e OBRM-PDUKM-së menjëherë pas fitores”, tha Mickoski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara