Mickoski kërkon përgjegjësi: Digjen billbordet ku shihet Zaevi me çantë ‘Louis Vuitton’

19:34 | 4 Mars 2020

Billborde ku shihet fytyra e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe çanta ‘Louis Vuitton’ janë dëmtuar në disa vende.

Për kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijhan Mickoski, billbordet e vendosura nuk janë fushatë e zezë, por pasqyrim i gjendje reale në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e di, nëse me të vërtetë i dhemb atëherë le ta kuptojë këtë si errësim fushate”, tha Mickoski i cili thotë se billborded përveç se janë fshirë me ngjyra, gjithashtu janë djegur.

“Policia kapi disa persona të cilët kanë djegur billborde”, tha Mickoski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara