Mickoski: Jemi kundër përmbajtjes së marrëveshjes së Prespës

22:55 | 16 Prill 2019

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në emisioni “Click Plus” tha se teza është e gabuar se ne jemi kundër marrëveshjes, ne jemi kundër përmbajtjes marrëveshjes së Prespës.

Ai tha se kjo është për shkak se dikush është distancuar nga identiteti maqedonas. Ai tha se kam të drejtë të mendoj ndryshe.

“Ne nuk jemi kundër marrëveshjes, marrëveshja duhet të ketë, por ne jemi kundër përmbajtjes së marrëveshjes së Prespës”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu tha se partia e tij nuk është kundër ligjit për përdorimit të gjuhëve, por vetëm kërkojnë që ajo të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Lajmet më të lexuara