Më shumë raste aktive me coronavirus ka në komunën e Aerodromit

23:09 | 20 Shtator 2020

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1368 teste dhe janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Nga rastet e reja në Shkup janë 42, Kumanovë-19, Koçan-17, Prilep-16, Tetovë-14, Strumicë-13, Gostivar-11. Në qytete të tjera, u regjistrua një numër një shifror i pacientëve.

Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike, aktualisht rastet më shumë aktive ka akoma në Shkup – 598, pastaj në Kumanovë – 211, Tetovë – 170, Prilep, 138, Gostivar – 113, Strumicë – 108, Koçan – 98.

Nga komunat e Shkupit, rastet më shumë aktive ka në Aerodrom – 89, pasuar nga Qendra – 81, Gazi Baba dhe Karposhi – 74, Çair – 62, Kisella Vodë – 57.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara