Me goleadë ndaj Genkut, Napoli kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve

22:15 | 10 Dhjetor 2019

Napoli ia ka shënuar katër gola Genkut në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.

Arkadiusz Milik e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë të takimit, ndërsa e dyfishoi epërsinë në minutën e 26-të pas asistimit nga Giovanni Di Lorenzo.

Sulmuesi polak arriti ta kompletonte het-trikun në me një gol nga penalltia (38′) dhe e dërgoi skuadrën e tij në pushim me tre gola epërsi.

Një tjetër penallti për vendasit u akordua në pjesën e dytë, ndërsa përgjegjësinë e mori Dries Mertens (75′), i cili u tregua i saktë.

Me këtë fitore, Napoli është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt nga pozita e dy në Grupin E, me 12 pikë të arkëtuara (një më pak se Liverpooli).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara