McCain: Ndërhyrja ruse në Ballkan, evidente

10:17 | 21 Qershor 2017

Senatori amerikan, John McCain, ka shprehur shqetësimin për ndërhyrjen ruse, veçanërisht në Ballkan.

McCain duke folur për hetimin ndaj Rusisë që është duke e zhvilluar Amerika, ka thënë se “duhet të kujdesemi për ndërhyrjen ruse”, shkruan lajmi.net. McCain ka thënë se rasti më konkret i ndërhyrjes ruse është tentimi për grusht shtet në Mal të Zi.

“Pse duhet të kujdesemi për ndërhyrjen ruse? Mos shiko më tej se grusht shteti i tentuar në Malin e Zi”, ka thënë McCain.

Ndryshe Rusia po akuzohet nga SHBA, por edhe Franca për ndërhyrje në sistem elektronik dhe duke lansuar lajme të rrejshme për t’i ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka akuzuar homologun tij gjatë një takimi, duke ia përmendur se mediat po prodhojnë lajme të rrejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara