Mbetet i paqartë fati i PSP-së, edhe pas takimit Zaev-Mickoski

09:04 | 11 Shtator 2019

Mbetet i pasigurt fati i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe i lëndëve që i ka hapur kjo prokurori.

Liderët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski pas takimit gjashtë orësh, nuk arritën të gjejnë zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin i cili ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve në mes dy ekipeve negociuese. Gazetarët në orën dy pas mesnate e kanë lëshuar Kuvendin dhe nuk pritën përfundimin e takimit.

Dallimi kyç në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së janë lëndët që i ka hapur PSP-ja, në shumicën e të cilave të akuzuar dhe dyshuar janë ish-funksionarë të OBRM-PDUKM-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara