Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni për kompenzim të dëmeve nga aksidentet e komunikacionit

11:18 | 7 Dhjetorë 2017

Maqedonia ka nënshkruar Marrëveshje për mbrojtje vizitorëve me Shqipërinë. Kjo ujdi u mundëson shoferëve kompensim më të shpejtë dhe më efikas të dëmeve në rast të ndonjë aksidenti të komunikacionit.

Ujdia është nënshkruar ndërmjet Zyrës kombëtare për sigurime të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Marrëveshje të ngjashme janë nënshkruar me Greqinë, Turqinë, Zvicrën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Luksemburgun, Serbinë, Kroacinë, Bullgarinë dhe Slloveninë, përcjell Telegrafi Maqedoni

Sipas marrëveshjes, të dëmtuarit në Shqipëri pas kthimit në Maqedoni duhet të drejtohen të Zyra kombëtare për sigurime për të mundësuar përgatitjen më të shpejtë të dokumenteve dhe informacioneve të nevojshme për t’u siguruar kompenzimi.

Ujdia në fjalë paraqet lehtësim të madh për vizitorët e Maqedonisë që janë të shumtë në Shqipëri, sidomos gjatë sezonës turistike./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale