Marrëveshje për Njohjen e Patentë Shoferëve mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

23:33 | 16 Shtator 2018

Të martën do te nënshkruhet deklarata e përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermaninë për njohjen reciproke te patentë shoferëve.

Nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve, patentët e lëshuar nga ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë do të njihen edhe zyrtarisht në Republikën Federale të Gjermanisë, shkruan alsat-m, përcjellë Klan Kosova.

“Te martën do te firmoset deklarata e përbashkët midis MPB dhe ministrisë federale për trafik te Gjermanisë për pranimin e dyanshëm të patentë shoferit. Qytetarët tanë meritojnë edhe më shumë, kudo qe ndodhen ata”, njoftojnë nga MPB-ja./klan kosova/

Lajmet më të lexuara