Maqedonia e Veriut studentët kërkojnë vaksina pa pagesë kundër Hepatitit B

14:27 | 13 Dhjetor 2019

Shoqata e studentëve të mjekësisë tek Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar peticion, përmes së cilit kërkojnë vaksinë papagesë për gjithë studentët e mjekësisë kundër virusit Hepatiti B.

Studentët thonë se çdo ditë janë në kontakt me materiale të ndryshme infektuese, prej të cilëve kanë frikë dhe kërkojnë vaksina papagesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rreziku për këto sëmundje është i barabartë për gjithë studentët, po ashtu edhe për punëtorët shëndetësorë. Mosvaksinimi i studentëve të mjekësisë që dëgjojnë lëndë klinike është në dëm të mësimit praktik, që zhvillohet në fakultetet mjekësore në shtet”, thonë nga Shoqata.

Peticioni është mbështetur edhe nga Lidhja mjekësore studentore evropiane – LMSE Maqedoni dhe disa shoqata tjera në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara